Qyteti portugez ndalon turistët të ecin me rroba banje, gjoba deri në 1500 euro

Turistëve në qytetin e njohur portugez Albufeira së shpejti mund t’u ndalohet të ecin me rroba banje, dhe nëse nuk e respektojnë këtë rregull, do të përballen me gjoba të larta.
Ky qytet bregdetar në rajonin jugor të Algarve, një destinacion i preferuar për turistët britanikë, ka ndryshuar kodin e tij të sjelljes, duke ndaluar ekspozimin e pjesshëm ose të plotë të trupit në hapësira publike. Sipas planeve të reja, kushdo që ecën me rroba banje ose pa bluzë jashtë plazhit mund të gjobitet deri në 1500 euro.
Albufeira i bashkohet listës relativisht të gjatë të qyteteve evropiane me ligje të ngjashme, duke përfshirë Barcelonën, Dubrovnikun dhe Nicën, shkruan BBC.
Incidenti çoi në një takim urgjent të autoriteteve përkatëse, dhe kryetari i bashkisë, José Carlos Rolo, premtoi se do të merret me sjelljen e papërshtatshme të turistëve.