Partia Lëvizja e Legalitetit drejt përzgjedhjes së kandidatëve të saj dhe pozicionimit se si do të garoj në zgjedhjet e ardhshme të 11 Maj 2025.

Kryetari i PLL z.Shpëtim Axhami takon striëukturat e partisë në Kukës!

Ky takim, i organizuar në kuadër të përgatitjeve paraelektorale, u mbajt në përputhje me vendimin e kryesisë për zhvillimin e takimeve në çdo degë të partisë. Qëllimi kryesor ishte koordinimi dhe marrja e masave organizative për një paraqitje sa më dinjitoze në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025.
PLL ndodhet tashmë në fazën finale të përzgjedhjes së kandidatëve që do ta përfaqësojnë në listat për deputetë. Gjithashtu, jemi në prag të marrjes së vendimit përfundimtar mbi mënyrën e pjesëmarrjes në zgjedhje, qoftë si subjekt më vete apo si pjesë e një koalicioni të mundshëm.
Për Qarkun e Kukësit, pavarësisht formulës së garimit, PLL do të ketë kandidatin ose kandidatët e saj nën siglën e partisë.
Nuk përjashtohet as mundësia që vetë kryetari i PLL-së, z. Shpëtim Axhami, të kandidojë për këtë qark, opsion ky që u paraqit dhe u mirëprit nga të pranishmit në këtë takim.