LSDM: Të ulet TVSh-ja për ushqimet dhe TVSh-ja për energjinë

LSDM-ja opozitare thotë se indeksi i çmimeve të konsumit brenda një viti është rritur për 4.9 për qind, prandaj do të dorëzojnë propozim-ligj për uljen e TVSh-së për energjinë elektrike nga 18% në 5%, si dhe heqje të TVSh-së për produktet ushqimore bazë.
“Sot si opozitë e përgjegjshme propozojmë ndryshime ligjore që do të çojnë në mbrojtjen dhe përmirësimin e standardit të jetesës. Grupi parlamentar i LSDM-së dhe koalicioni kanë dorëzuar projektligjin për ndryshimin e Ligjit për TVSh-në, me të cilin kërkojmë uljen e taksës së energjisë elektrike nga 18% në 5%, si dhe heqjen e TVSh-së për produktet ushqimore bazë, përkatësisht uljen e saj nga 5% në 0.”, – deklaroi deputeti i LSDM-së, Fatmir Bytyqi.