Italia përgatitet për tërheqjen e mundshme të trupave amerikane nga Kosova

Italia po përgatitet për një tërheqje të mundshme të trupave amerikane nga Kosova, sipas raportimeve të gazetës gjermane Bild. Aktualisht, Italia ka 1,258 trupa në Kosovë, ndërsa SHBA ka 602.
Në pjesë të mëdha të Evropës ekziston një shqetësim i madh për negociatat amerikano-ruse. Sipas informacioneve të Bild, shërbimet perëndimore të sigurisë dhe politikanët kanë frikë se negociatat që filluan dje në Riad mund të çojnë në fund të pranisë së trupave amerikane në pjesë të mëdha të Evropës.