VLEN: Nuk ka më kolona të gjata në Bllacë, one stop shop realitet

Atë për të cilën jemi zotuar në fushatë, atë të cilën e kemi premtuar i qëndrojmë pas deri në momentin e fundit. Fjala e dhënë për ne ka peshë dhe për këtë punojmë çdo ditë që çdo premtim të dhënë ta bëjmë realitet.
Ju thamë se problemin me kolonat e gjata do ta zgjidhim, dhe ja ku jemi me zgjidhje konkrete. Lusim qytetetarët që të kenë durim më së voni deri në prill për çështje procedurash dhe one stop shop me Kosovën do të futet zyrtarisht në funksion.
Sot, përfaqësuesit e koalicionit VLEN, zëvëndëskryeministri parë, Izet Mexhiti, bashkë me ministrin e brendshëm dhe zëvëndës ministrin ishin në pikën kufitare në Bllacë për tu takuar me palën e Kosovës, të përfaqësuar nga ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, për të inspektuar procesin e punëve prej afër.
Qeveria VLEN është qeveri e qytetarëve dhe për qytetarët. Vizitat me Kosovën do të shpeshtohen edhe më shumë falë këtij lehtësimi teknik. Kjo do të sjellë dobi të shumëanshme, si në aspekt ekonomik ngjashëm edhe atë social.
Maqedonia e Veriut dhe Kosova që kur ne si VLEN jemi në pushtet po realizojnë partneritet të shkëlqyeshëm fqinjësor. Si asnjëherë më parë bashkëpunimi është në nivelin e duhur e të kënaqshëm.
Si VLEN zotohemi që çdo zotimi do t’i dalim zotë derisa ta bëjmë realitet.