Ministrja Kumbaro falënderon guidat turistike për kontributin e tyre në promovimin e Shqipërisë

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, vlerësoi angazhimin dhe përkushtimin e profesionistëve të këtij sektori, të cilët kontribuojnë në njohjen e Shqipërisë për bukuritë natyrore dhe pasurinë kulturore që ofron vendi.
Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Udhërrëfyesve Turistikë, Kumbaro shprehu falënderime për më shumë se 700 guida, të cilët kontribuojnë aktivisht në zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm në Shqipëri. Ajo theksoi se këto guida janë thelbësore për mirëpritur vizitorët dhe për t’i ofruar ata përvoja autentike që ndihmojnë në mbrojtjen e trashëgimisë natyrore dhe kulturore.
“Mirënjohje për guidat tona, që me pasion dhe përkushtim i japin udhëtarëve mundësinë të zbulojnë Shqipërinë dhe të përjetojnë vlerat dhe historinë tonë, duke kontribuar për ruajtjen e pasurive natyrore dhe kulturore,” tha Kumbaro.