Zv. Kryeministri Izet Mexhiti: Minçev të heqë dorë nga retorika e Apasievit

Zv. kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit Goran Minçev, duke theksuar se ai nuk duhet të sillet si një kopje e Dimitar Apasievit, transmeton KohaNews.
Mexhiti ka theksuar se Minçev duhet të braktisë retorikën e Apasievit dhe të sillet si ministër i të gjithë qytetarëve të vendit.
Ai ka nënvizuar se Qeveria e Maqedonisë së Veriut do të bëjë një transformim të marrëdhënieve të punës, duke kaluar nga kontrata në vepër në punësim të përhershëm për rreth 1500 të punësuar në sektorin e shëndetësisë, prej të cilëve 750 janë shqiptarë. Sipas Mexhitit, përfaqësimi i shqiptarëve në institucionet shtetërore është një kategori kushtetuese dhe duhet të respektohet pa asnjë dyshim, pavarësisht nëse Minçevit i pëlqen kjo apo jo./KohaNews