Gjesti provokon Olën me pyetje të pahijshme, Valbona ndërhyn!

Mbrëmjen e djeshme, teksa Egli ishte në takim me dentistin, Gjesti duket se po shfrytëzonte rastin për të hedhur ‘grepin’ në lavanderi. Ai pyeti banoren e re, Olën, për jetën e saj private dhe për statusin e lidhjes së saj, duke u shprehur se as ai nuk është në lidhje.
Pasi Ola u përgjigj negativisht, duke thënë se nuk është në lidhje, Gjesti e pyeti se si do të ia bëjnë, duke lënë të kuptohet se mund të ishte një mundësi për ta. Valbona, e cila është shoqe e Eglit, ndërhyri menjëherë, duke e bërë të qartë se nuk e toleron këtë veprim të Gjestit, duke i dhënë fund bisedës të papërshtatshme.