Në Shqipëri vitin e kaluar është sekuestruar pasuri me vlerë 59 milionë euro

Kreu i SPAK, Altin Dumani, theksoi përparimin e arritur në luftën kundër pastrimit të parave dhe krimit të organizuar, duke zbuluar se vlera e pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara për vitin 2024 arrin në 59 milionë euro.
Sipas tij, nga ky total, 10 milionë euro janë në forma kriptovalutash, të cilat “përdoren masivisht nga organizatat kriminale”.
Lufta e SPAK kundër pastrimit të parave ka si qëllim të dërgojë një mesazh se krimi nuk mund të blejë asgjë apo të shpërblejë dikë. Koha e impunitetit në të gjitha nivelet ka mbaruar, tha Dumani.
Ai shtoi se ka përparim edhe në kufizimin e fuqisë ekonomike të krimit të organizuar dhe korrupsionit të funksionarëve të lartë, që është “një hap i rëndësishëm në garantimin e drejtësisë, dhe me vendosmëri dhe guxim të madh, prokurorët e vazhdojnë këtë betejë”.