Shqipëria kryeson me rritje të fluksit turistik në Evropë për vitin 2024
11 hours ago
5

Shqipëria ka arritur një rezultat historik në turizëm për vitin 2024, duke regjistruar rritjen më të madhe në Evropë me një +80% të flukseve turistike krahasuar me vitin 2019, para pandemisë.
Në këtë renditje, Shqipëria ka lënë pas Maltën dhe Serbinë, dhe gjithashtu ka kaluar shtetet kryesuese në turizëm si Spanja dhe Greqia.
Po ashtu, Shqipëria kryeson edhe në të ardhurat nga turizmi me një rritje prej +136%, duke u renditur ndër katër vendet kryesore në rang global pas Kuvajtit, El Salvadorit dhe Arabisë Saudite.