Krasniqi: “Nuk do të ketë koalicion me Vetëvendosjen, nuk na lidh asgjë”

Krasniqi: “Nuk do të ketë koalicion me Vetëvendosjen, nuk na lidh asgjë”
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka mohuar kategorikisht mundësinë e një koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje (LVV), duke theksuar se mes dy partive nuk ka asnjë pikë të përbashkët që do t’i bashkonte në një qeverisje të mundshme.
Krasniqi theksoi se dallimet mes PDK-së dhe LVV-së janë të thella, duke përfshirë qasjen politike dhe vizionin për të ardhmen. Ai tha se nuk ka mundësi për një koalicion me Vetëvendosjen, sepse nuk ka as program, as parime të përbashkëta, dhe as një qasje të përbashkët për të kaluarën dhe të ardhmen. Sipas tij, nuk ka asnjë pikë që do të mund të bashkonte dy partitë në një qeverisje të mundshme.