BAS shpall oferta pune për stacione kërkimore shkencore në Antarktidë, paga deri në 35.000 euro

British Antarctic Survey (BAS) ka hapur mundësi punësimi për pozita në stacione kërkimore shkencore në Antarktidë. Ky është njoftimi i parë i këtij lloji nga ky institucion, dhe gjatë tre muajve të ardhshëm do të shpallen oferta të tjera.

BAS kërkon të punësojë profesionistë të ndryshëm, nga shkencëtarë dhe teknicienë deri te marangozë, kuzhinierë, elektricistë, biologë detarë dhe konsulentë për shëndetin dhe sigurinë. Aplikimi është i hapur për të gjithë interesuarit.

Kontratat do të kenë një periudhë nga 6 deri në 18 muaj, me kushte fleksibël. Paga fillon nga 35.000 euro në vit, dhe të gjithë shpenzimet për ushqim dhe akomodim mbulohen nga BAS. Po ashtu, kompania ofron akomodim, udhëtime, veshje të specializuara dhe trajnime për punonjësit.

Antarktida është një destinacion unik me kushte ekstreme, ku gjatë dimrit popullsia bie në vetëm 1,000 persona, ndërsa gjatë verës mund të arrijë deri në 5,000. Klima e ashpër dhe mungesa e dritës diellore gjatë dimrit e bëjnë punën atje sfiduese.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights