Ndërmarrja Publike “Sharri” Siguron Banorët e Bulevardit Boris Kidriç: Projekti i Plotë dhe me Standardet Më të Larta!

Të nderuar banorë dhe afaristë përgjatë bulevardit Boris Kidriç, Komuna e Tetovës është duke realizuar një nga projektet më të rëndësishme dhe më të bukura në qytet. Ndërmarrja Publike për Ujë dhe Kanalizim “Sharri” njofton se ndërtimi i kësaj rruge po kryhet me standardet më të larta dhe përfshin gjithë infrastrukturën e nevojshme.

 

Lajmet se bulevardi nuk do të ketë kanalizim atmosferik janë të pavërteta. Projekti përfshin:

 

Kanalizim atmosferik

 

Kanalizim fekal

 

Rrjet të ri të ujësjellësit

 

 

Punimet nëntokësore janë të menaxhuara dhe financuara nga Ndërmarrja Publike për Ujë dhe Kanalizim “Sharri”, e cila siguron se kjo rrugë nuk do të ndjekë praktikat e së kaluarës, ku rrugët ndërtoheshin pa infrastrukturë të plotë.

 

“Ky projekt është një investim për të ardhmen dhe do të sjellë një bazë të fortë për zhvillimin e qytetit,” deklaron ndërmarrja. Banorët janë të siguruar që çdo aspekt është menduar për të përmirësuar mirëqenien e tyre.

 

Me respekt, Ndërmarrja Publike për Ujë dhe Kanalizim “Sharri” – Tetovë

 

 

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights