Drita fiton dhe përforcon kreun, Ballkani pëson humbje në Malishevë

Xhiroja e 22-të e AlbiMall Superligës së Kosovës ka vazhduar sot me dy ndeshje, të cilat sollën rezultate të rëndësishme në garën për titull, me Dritën që vazhdoi serinë pozitive, teksa Ballkani u ndal në udhëtim.

Në ndeshjen e zhvilluar të dielën në Gjilan, Drita e mposhti Ferizajn, me rezultat 2:0. Drita e dominoi takimin dhe siguroi një tjetër fitore të rëndësishme në rrugëtimin drejt titullit kampion. Albert Dabiqaj ishte ai që zhbllokoi rezultatin në minutën e 57-të, ndërsa Veton Tusha vulosi fitoren në minutën e 70-të. Me këtë triumf, gjilanasit regjistruan ndeshjen e shtatë rresht pa humbje në të gjitha garat dhe mbeten liderë të kampionatit me 50 pikë. Në anën tjetër, Ferizaj pësoi humbjen e dytë radhazi dhe mban pozitën e shtatë me 26 pikë.

Ndërkohë, kampioni në fuqi, Ballkani, bëri një hap në misionin e tij për mbrojtje të titullit, duke pësuar humbje si mysafir nga Malisheva, me rezultat 3:1 në stadiumin “Liman Gegaj”. Arlind Veliu kaloi Malishevën në epërsi në minutën e 23-të, por Ballkani arriti të barazojë me anë të Geralb Smajlit në minutën e 37-të. Në pjesën e dytë, skuadra vendëse u rikthye fuqishëm, me Drilon Hazrollajn që realizoi në minutën e 70-të për 2:1 dhe Altin Aliun që vulosi fitoren në minutën e 91-të. Ballkani mbeti me një lojtar më pak nga minuta e 87-të, pasi Bernard Karrica u ndëshkua me karton të kuq.

Pas kësaj humbje, Ballkani mbetet në kuotën e 39 pikëve në pozitën e dytë, derisa Malisheva renditet e treta me nga 37 pikë.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights