Klisman Cake, 100 ndeshje me Shkëndijën!

Mbrojtësi i majtë Klisman Cake ka arritur një moment historik në karrierën e tij me fanellën kuqezi, duke kompletuar 100 ndeshje zyrtare me Shkëndijën.
Ndeshja e sotme kundër Tikveshit ishte e 89-ta për të në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut, ndërsa bilanci i tij përfshin edhe 10 paraqitje në Kupat e Evropës dhe 1 ndeshje në Kupën e vendit.
Me këtë rast, para fillimit të takimit, drejtori sportiv i klubit, Ardian Cuculi, në emër të Shkëndijës i dorëzoi Cake-s një fanellë të personalizuar me numrin 100, të vendosur në kornizë, si simbol i këtij arritjeje të rëndësishme.
11 gola me fanellën kuqezi
Gjatë këtyre 100 ndeshjeve, Cake ka dhënë një kontribut të rëndësishëm edhe në fazën ofensive, duke realizuar 11 gola, 10 prej tyre në kampionat dhe 1 në Evropë.