Logoja dhe agjenda për shënimin e 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së janë publikuar nga Qeveria e Kosovës.

Qeveria e Kosovës ka publikuar logon dhe agjendën e aktiviteteve për shënimin e 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së. Më 5 mars, ora e parë mësimore në të gjitha shkollat e Kosovës do t’i kushtohet kujtimit të luftës dhe sakrificës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në të njëjtën ditë, nga ora 10:00, do të mbahet mbledhja solemne e Qeverisë së Kosovës, si dhe seanca solemne në Kuvendet komunale të Kosovës.

Aktivitete të tjera përkujtimore përfshijnë rreshtimin e kuadrateve të FSK-së në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë në orën 12:00 dhe zhvillimin e turneve në futsall dhe volejboll në Skenderaj. Po ashtu, më 5 mars, krerët e shtetit do të bëjnë homazhe në Kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz dhe në të gjitha komunat në komplekset memoriale të dëshmorëve.

Një nga ngjarjet më të mëdha do të jetë akademia përkujtimore për Epopenë e UÇK-së në Prishtinë, e cila do të mbahet të enjten nga ora 19:00. Përmbyllja e aktiviteteve do të ndodhë më 6 mars me Naten e Zjarreve në Prekaz, një moment simbolik dhe emocional për të nderuar heronjtë e luftës.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights