Rudina Jasini: Vendimi për ish-krerët e UÇK-së pritet në fillim të vitit 2026

Rudina Jasini, eksperte e së drejtës ndërkombëtare dhe pjesë e ekipit mbrojtës në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, ka diskutuar rreth procesit gjyqësor që po kalon ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi në Gjykatën Speciale në Hagë. Ajo ka theksuar se pret që verdikti final ndaj tyre të jepet në fillim të vitit 2026.
Jasini shprehu bindjen se vendimet që do të merren në këtë gjykatë do të ngjyrosin veprimtarinë e luftës çlirimtare të Kosovës dhe pavarësisë së saj. Ajo vuri në dukje se nuk ishte kuptuar mjaftueshëm në Kosovë dhe Shqipëri pasojat e ndryshimit të Kushtetutës dhe krijimit të këtij institucioni gjyqësor, duke e konsideruar këtë proces si një ngjyrosje të të gjithë veprimtarisë së UÇK-së dhe të pavarësisë së Kosovës.
Në lidhje me komentet për mundësinë e tërheqjes së mbështetjes nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Gjykatën Speciale, Jasini theksoi se kjo do të ishte një dëm i madh për të gjithë procesin dhe për drejtësinë ndërkombëtare. Ajo theksoi se ky është një angazhim ndërkombëtar i Kosovës dhe se vetëm shteti i Kosovës ka të drejtën të ndërmarrë hapa për ta kufizuar apo jo aktivitetin e gjykatës.
Jasini theksoi gjithashtu rëndësinë e qëndrueshmërisë dhe mbrojtjes së institucioneve të krijuara nga Kosova për të ruajtur të drejtat dhe drejtësinë ndërkombëtare.