Pesë kandidatë shqiptarë garojnë në zgjedhjet e Hamburgut, Kurti përshëndet integrimin e diasporës

Kryeministri Albin Kurti ka përshëndetur pjesëmarrjen e pesë kandidatëve me prejardhje shqiptare në zgjedhjet e 2 marsit 2025 në Hamburg, Gjermani. Ai e ka cilësuar këtë si një tregues të fuqishëm të integrimit dhe kontributit të diasporës shqiptare në shoqërinë dhe demokracinë gjermane. Kandidatët që garojnë janë: Dafina Berisha (SPD), Kushtrim Lulaj (CDU), Muhamet Idrizi (CDU), Nikola Tunici (CDU) dhe Sami Musa (FDP).

 

Kurti theksoi se pavarësisht partive të ndryshme që ata përfaqësojnë, numri i kandidatëvë shqiptarë në Hamburg është një dëshmi e rrugës së gjatë që ka kaluar komuniteti shqiptar në Gjermani. Ai uroi suksese të gjithë kandidatëve dhe inkurajoi bashkatdhetarët të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.

 

Kurti shtoi se është një mundësi e rëndësishme për shqiptarët të marrin pjesë në proceset zgjedhore, duke kontribuar në forcimin e demokracisë. Ai gjithashtu u shpreh se angazhimi i diasporës është një shenjë pozitive për lidhjen e fortë midis Kosovës dhe Gjermanisë.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights