A ka filluar të materializohet marrëveshja Mickoski-Zaev –margjinalizim i shqiptarëve si shkëmbim për amnisti, ndërmjetësuar nga Koço Angjushev?

Sjellja e LSDM-së sot duket gjithçka, përveç asaj të një partie opozitare ndaj VMRO-DPMNE-së. Në vend që të luftojë qeverinë aktuale, LSDM po vepron si një parti e “kapur”, e cila nuk guxon të sfidojë realisht pushtetin, por vetëm sa e legjitimon atë me heshtjen dhe pajtueshmërinë e saj.
 Ky transformim nuk është i rastësishëm. Marrëveshja e pashpallur mes Mickoskit dhe Zaevit, me ndërmjetësimin e oligarkut Angjushev, ka një qëllim të qartë: të sigurojë imunitet, në këmbim të një qeverisjeje që eliminon ndikimin politik të shqiptarëve.
 A nuk është pikërisht kjo arsyeja pse LSDM nuk kundërshton fuqizimin e elementeve të “botës serbe” në Maqedoni?
Pse nuk reagon ndaj politikave që synojnë të reduktojnë rolin politik dhe ekonomik të shqiptarëve?
Pse nuk ka asnjë kritikë ndaj shkeljes së balancave etnike, përjashtimit të shqiptarëve nga institucionet dhe prishjes së mekanizmave të përfaqësimit?
 LSDM nuk është më një opozitë, por një garant i heshtur i një projekti që i shërben vetëm dy grupeve: VMRO-DPMNE së dhe atyre që kërkojnë të kthejnë pas procesin e barazisë politike dhe ekonomike të shqiptarëve.
 Por LSDM nuk mund t’i ikë përgjegjësisë së saj historike.
Si një parti që pretendon të jetë e majtë, ajo duhet t’i rikthehet identitetit të vet ideologjik dhe të mbrojë parimet mbi të cilat është ndërtuar: barazinë qytetare, përfaqësimin e drejtë, mundësitë e barabarta dhe progresin shoqëror.
Heshtja dhe nënshtrimi ndaj agjendave nacionaliste nuk janë rruga e LSDM-së,  janë rruga e degradimit të saj përfundimtar. Shqiptarët nuk do të lejojnë që të përdoren si kurban në pazaret e fshehta politike.
Dhe as qytetarët maqedonas që besojnë në barazi dhe drejtësi nuk duhet ta lejojnë këtë.
Ata që sot heshtin përballë këtij skenari të rrezikshëm, nesër do të mbajnë përgjegjësi për pasojat e tij.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights