Monday, May 20, 2024
spot_img

Administrata e RMV në punë sezonale

Viteve të fundit po shpeshtohen rastet e vajtjes së punëtorëve nga Maqedonia për punë sezonale në shtetet e rajonit dhe ato evropiane. Një pjesë e tyre kë të e kanë punë dytësore dhe shfrytëzojnë pushimet disamujore pa pagesë dhe gjatë kësaj kohe shkojnë në punë sezonale jashtë vendit, ndërsa pjesa dërmuese shpesh e sigurojnë ekzistencën për një pjesë të madhe të vitit.

Kroacia edhe në mungesë të punonjësve vendor që ikin në Evropë duke qenë të privilegjuar që më lehtësisht të punojnë në tregun evropian po bë het gjithnjë e më shumë një destinacion më tërheqës për punëtorët sezonalë nga vendi në vitet e fundit. Gjermania preferohet tradicionalisht nga punjonësit e Maqedonisë dhe rajonit, mirë po nuk mungojnë as destinacionet e tjera sezonale si Shqipëria, Austria, Malta, Italia, Greqia…..

Një trend tjetër që vërehet në periudhën e kaluar është se një pjesë e punonjësve të administratës të pakënaqur me pagat e tyre që janë larg mesatares prej 650 euro, po marrin tre muaj pushim pa pagesë gjatë verës për të shkuar në punë sezonale jashtë vendit.

Pothuajse nuk ka asnjë institucion shtetëror, ndërmarrje publike apo komunë ku të mos jenë firmosur vendimet për pushim pa pagesë të kërkuar nga punonjësit. Ata marrin tre muaj pushim pa pagesë, plus një muaj pushim të kombinuar të vjetër dhe të ri, në mënyrë që të mund të shkojnë jashtë vendit, kryesisht në bregdetin kroat dhe të punojnë në hotele dhe restorante gjatë sezonit të verës.

Objektet e hotelerisë në Maqedoni do ta kenë të vështirë edhe këtë vit të gjejnë staf sepse një numër i madh i punëtorëve planifikojnë të largohen për punë sezonale në Kroaci. Arsyeja kryesore pse maqedonasit kërkojnë punë në Kroaci janë pagat më të larta, të cilat variojnë nga 1000 deri në 2500 euro. Shumica e punëtorëve sezonalë punojnë në sektorin e turizmit si kamerierë, banakierë, kuzhinierë, pica mjeshtër… Përveç pagave, kamerierët kanë edhe bakshish të mirë, ndaj disa fitojnë një tjetër rrogë vetëm nga bakshish. Edhe pse pagat në industrinë e hotelerisë po rriten në Maqedoni dhe në disa lokale arrijnë deri në 1000 euro, ato ende nuk mund të krahasohen me të ardhurat që punëtorët do të fitonin në Kroaci.

Për shkak të mungesës së madhe të fuqisë punëtore, por edhe pagave më të larta, shumë punonjës si të papunë por edhe të punësuar nga Maqedonia largohen për punë sezonale jashtë vendit.

“Këtë vit, nga 10 deri në 12.000 qytetarë tanë pritet të shkojnë për të punuar në Kroaci, ku pagat janë dy ose tre herë më të larta për të njëjtat punë këtu në vend, dhe ju paguhet edhe strehimi dhe ushqimi i tyre. Trendi nuk përfshin vetëm të papunët dhe personat pa përgatitje të duhur profesionale, fermerët, muratorë t, por është sekret publik se vitet e fundit për punë sezonale largohen edhe punëtorët, të cilët marrin pushim pa pagesë për të fituar diçka shtesë”, thotë Zoran Koçovski, njohës i kë saj problematike.

Sivjet rreth 200,000 persona do t’i bashkohen tregut kroat të punës me leje qëndrimi dhe pune. Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kroacisë, në vitin 2023 janë dhënë 172.499 leje të tilla, nga të cilat 13.412 janë dhënë për shtetas të Maqedonisë së Veriut. Në tregun kroat të punës dominojnë qytetarët e Bosnjë-Hercegovinës, për të cilët janë lëshuar 38.236 leje pune, përkatësisht 22.17 për qind nga numri i përgjithshëm i lejeve.

Sivjet në Shqipëria, sipas shpalljeve ofrohet punë për më shumë profesione duke filluar nga sanitare apo pastrues për të cilat ofrohen paga prej 500 deri 1400 euro me fjetjen e siguruar, 920 euro për pjatalarës, për kamerier pagat fillojnë nga 800 euro, 500 euro për banakier apo paga fillestare për punonjës pa përvojë në kuzhinë prej 600 euro

Kur jemi tek puna sezonale në Greqi në disa nga shpalljet pagat nisin me ato për recepsionist 1200-1400 euro, menaxheri – 1500-2000 euro, punë ndihmë se në kuzhinë – 1000 euro, kamerieri 1200-1400 euro, asistent kamerier- 1000 euro, pastruese e ambienteve të brendshme dhe të jashtme – 1000 euro, mirëmbajtësi i objektit – 1400 euro, parukier + manikyr + pedikyr – paga 1000 euro + 20 për qind e pazarit, shef turni – 1500 euro, shef kuzhine – 2000 – 2500 euro, banakieri – 1200 euro , rojtar nate – 1000 euro, elektricist – 1500 euro, shef restoranti – 1500 euro, menaxher spa terapist – 1000 euro + përqindja e punës si dhe shefi i rezervimeve – 1500 euro. Ofrohet së bashku me pagën edhe akomodimi dhe 1 vakt ushqimi falas. Punohet 8 orë në ditë me një ditë pushim nga marsi deri në qershor, dhe punohet 8 orë në ditë për shtatë ditë në javë nga qershori deri në fund të sezonit. /Koha/

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT