Adnan Azizi: Informatë rreth nxjerrjes së dokumenteve personale në Zhelinë
Adnan Azizi. Sekretar Organizativ, Levizja Besa:
Informatë rreth nxjerrjes së dokumenteve personale në Zhelinë
Të nderuar! Për çdo ditë numër i madh i qytetarëve të Komunës së Zhelinës më pyesin se prej kur fillon të shërbejë zyra për pajisje me dokumentet personale në Grupçin. Po ashtu më pyesin edhe nëse, duhet edhe pjesa jashtë rajonit të Dërvenit të pajiset me këto dokumenta po në pikën e MPB-së në Grupçin.
Po ju njoftoj se: Prej nesër, e hënë (13 janar 2025) të gjithë qytetarët e Komunës së Zhelinës do të shërbehen për dokumentet personale në Stacionin Bazë të Policisë në Grupçin.
Rajoni i Dërvenit do të duhet të pajiset me dokumentet personale në Stacionin e Grupçinit, ndërsa pjesa tjetër e cila është në afërsi të Tetovës, i ka dy mundësi, që me dokumentet personale të pajiset në Stacionin e Policisë në Tetovë por edhe në Grupçin, pra ku tu vijë më lehtë dhe më mirë aty mund ti marrin këto shërbime.
Po ashtu ju njoftoj se në të ardhmen e afërt, do të ketë edhe shumë lajme të mira për qytetarët e Komunës së Zhelinës.
Si deputet i kësaj zone, gjithmonë kam qenë dhe do të mbetem në shërbim të qytetarëve.