Afrim Gashi: Është interes i shqiptarëve dhe Maqedonisë së Veriut që me Kosovën të kemi raporte sistematikisht të mira

Afrim Gashi: Është interes i shqiptarëve dhe Maqedonisë së Veriut që me Kosovën të kemi raporte sistematikisht të mir

Kryetari i Parlamentit, Afrim Gashi në një intervistë për Context në ATV midis tjerash komentuar edhe përdorimin e Kosovës nga figura si Artan Grubi për të ikur prej organeve të drejtësisë dhe se sa ndikon kjo gjë në raportet midis Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës.
Gashi ka theksuar se ai është i interesuar që midis dy shteteve të ketë raporte të mira sistematike, e këto raporte të mos varen nga individ dhe parti politike të caktuara.
“ Ndonjëherë, kjo ndodh te shtetet dhe me demokraci jo të konsolidume. Për fat të keq, edhe Maqedonia edhe Kosova janë në një shtet-ndërtim. Janë demokraci të reja. Dhe mendoj se duhet ne të mësojmë nga shtetet e avancuara, me demokraci më të avancuar edhe më të konsoliduar. Prandaj, bashkëpunimi, komunikimi me shtetet duhet të zhvillohet në nivel administrativ, protokollar, ndërshtetëror, e jo të jetë i varur nga ambiciet politike të personaliteteve të caktuara, apo partive politike të caktuara. Edhe unë jam një prej atyre njerëzve që mendoj se duhet ta ushqejmë këtë frymë. Frymën e bashkëpunimit institucional ndërshtetëror. Interesi jonë edhe si shqiptarë, por edhe si Maqedoni e Veriut është që me Kosovën të kemi raporte sistematikisht të mira. Që të mos varen nga politikan të caktuar edhe nga estabilshmente të caktuara politike. Por, ajo të jetë një sistem i aprovuar mirë, funksional i cili nuk do të varet nga politikat ditore”, deklaroi midis tjerash Gashi.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights