Ahmeti: Grubi është i përgjegjshëm dhe i ndershëm, nëse provohet fajësia, ai do të tërhiqet vetë nga funksionet partiake.

Ne nuk i kontestojmë vendimet e Departamentit të Shtetit Amerikan, zoti Grubi ka të drejtë të apelojë, ai do ta udhëheqë procesin të bazuar në fakte. Ky të drejtë e ka në vendimin e Departamentit të Shtetit dhe sigurisht se nuk do të dëmtojë as subjektin e tij politik (Bashkimi Demokratik për Integrim), as familjen e tij, deri në momentin kur ky proces të marrë një zgjidhje përfundimtare, tha sot lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.

Në një pyetje të gazetarëve, nëse do të largohet nga partia në rast se dënohet, Ahmeti tha se Grubi është i ndershëm dhe i përgjegjshëm dhe se nuk ka nevojë që partia ta largojë, pasi ai vetë do të tërhiqet nga të gjitha funksionet partiake.

– Zoti Grubi është anëtar i BDI-së, një person që për katër vjet ka udhëhequr Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Çdo anëtar i BDI-së ka detyrë, pa marrë parasysh cilën funksion e mban, në nivelet më të larta ose më të ulëta, të zbatojë platformën dhe programin zgjedhor të BDI-së, tha Ahmeti.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights