Tuesday, May 21, 2024
spot_img

Ahmeti: Në Qeveri vetëm me parti që mbështesin ndryshimet Kushtetuese!

Në një takim të mbajtur së fundmi, lideri i Frontit Europian, Ali Ahmeti, ka bërë një deklaratë të rëndësishme në emër të të gjithë liderëve të koalicionit.

Ai ka njoftuar për një fitore të madhe të Frontit Europian, jo vetëm në zgjedhjet presidenciale por edhe në ato parlamentare. Fushata e tyre u karakterizua nga uniteti dhe mesazhe të forta për paqe dhe stabilitet në vend, si dhe marrëdhënie të mira ndëretnike dhe një angazhim të qartë për integrimin e vendit në Bashkimin Europian.

“Të nderuar organe më të larta të parisë, këshiltarë, deputetë të kaluar e të ardhshëm, funksionarë të lartë, dua të ju lajmëroj në emër të të gjithë liderëve të frontit për fitoren e madhe, si në zgjedhjet presidenciale ashtu edhe në ato parlamentare.

E tërë fushata e përshkuar nga një unitet i fotë, nga ne bartësit, e përcjellë me sukses nga një Front i cili me sukes e ka kryer punën për ardhmërinë e brezave dhe gjeneratave.

E tërë fushata është përshkruar nga mesazhe sa demokratike aq dhe njerëzore. Më shumë paqe, stabilitet, për të gjithë vendin, marrëdhënie sa më të mira ndëretnike, me porosi sa më të forta se vendi jonë vendin e ka në BE.

Nostalgjitë, inatet apo dallimet që mund kohrat edhe ti shënojnë në pëolitikë nuk zen vend, në politikë duhet patur racionalitet për drejtësi të shtetit dhe procesit.

Këto zhvillime politike ne i kemi përcjellë para procesit, para vendimit për shpalljen e zgjedhjeve, me konsullta dhe mendima nga të gjitha palët, dhe në veçanti me konsullta në kuadër të drejtuesve të Frontit. Duke marrë parasyshë zhvillimet dhe divergjencat brenda politikave drejtuese, të subjekteve ne pamë si obligim dhe detyrim të nënshkruajmë një dokument të përbashkët që sot për herë të parë publikohet për opinionin. Dhe pjesa dërrmuese e atyre që kanë drejtuar procesin janë në dijeni të plotë”, tha Ahmeti.

Gjatë fjalimit të tij, Ahmeti theksoi rëndësinë e racionalitetit në politikë dhe nevojën për të lënë mënjanë emocionet për të ndërtuar struktura të qëndrueshme shtetërore. Ai gjithashtu prezantoi një deklaratë të përbashkët politike, e cila u nënshkrua nga liderë të ndryshëm politikë, duke përfshirë Arben Taravarin, Afrim Gashin, Bilall Kasmin dhe Izet Mexhitin. Dokumenti i nënshkruar më 13 janar nga të gjithë liderët e përmendur, përfshirë Ahmetin, shpreh një angazhim të fortë për bashkëpunim dhe qeverisje vetëm me ato parti politike që mbështesin ndryshimet kushtetuese për integrimin e vendit në BE.

“Përpara këtij përfaqësimi serioz për përparim dhe forcim të proceseve do të doja që ta lexoj përpara jush.

07.12. 2023 deklaratë e përbashkët politike

Fillimi i negociatave me BE-në sjellë përfitime strategjike dhe domethënëse për vendin tonë. Duke marrë parasysh krizën në Maqedoni ne palët nënshkruese bashkohemi me një zë për ta adresuar nevojën urgjente për stabilitet në vend.

Kriza aktuale e lidhur ngushtë me ndryshimet kushtetuese kërkon vëmendje të menjëhershme dhe përpjekje bashkëpunuese për të mbrojtur parimet, dhe mirëqenien e qytetarëve.

Ndryshimet Kushtetuese kanë krijuar një siatuatë që kërkon shqyrtim të kujdeshsëm, dialog të hapur, dhe bashkëpunim për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse.

Është në këtë frymë uniteti dhe përgjegjësie kolektive që ne paraqesim këtë deklaratë të përbashkët politike duke njohur peshën e sfidave që përballet Maqedonia e Veriut.

Për këto qëllime ne si parti politike deklarojmë si më poshtë:

Ne partië politike të nënshkruara më poshtë duke pasur parasyshë situat që ndodhet vendi, ndjemë detyrimin të deklarojmë që tani dhe në të ardhmen të bashkëpunojmë dhe qeverisim vetëm me ato parti politike që pranojnë të mbështesin ndryshimet kushtetuese për integrimin e vendit në BE.

Në nënshkrimet e përfaqësuesvëe të partive politike:

Arben Taravari

Afrim Gashi

Ali Ahmeti

Bilall Kasmi

Izet Mexhiti

Këtë dokument e kanë nënshkruar të gjithë të lartëpërmendurit përfshirë dhe mua që e kam nënshkruar dokumentin më 13 janar.Ne jemi shumë racional, dhe të bindur se vendit tonë i duhet stabiliteti, paqja, marrëdhëniet e mira mes komuniteteve, i duhet zero problem me fqinjët dhe anëtarsim i plotë në BE.

Emocionet ti lemë pas krahëve, dhe të bëjmë përpjekje për të ndërtuar struktura të qëndrueshme të shtetit, dhe këto kapacitete janë në Frontin Europian të gatshëm që ne të jemë bartës dhe pjesë e proceseve, dhe vendi jonë të aderojë aty ku e ka vendin”, tha Ahmeti. /Koha/

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT