Ajo është vetëm 27 vjeç dhe mori një nga punët më të vështira në botë: Trump e zgjodhi për të kryer funksionin më të rëndësishëm në Shtëpinë e Bardhë
Në vetëm 27 vjeç, Carolyn Levitt mori punën më të vështirë në botë – të bëhej zëdhënëse e presidentit amerikan, Donald Trump.
Ajo është personi më i ri që ka marrë këtë pozicion në Shtëpinë e Bardhë, dhe herën e fundit një person nën 30 vjeç ka pasur këtë funksion në vitin 1969, kur Richard Nixon emëroi zëdhënësin e tij.
Trump e lavdëroi Levitt pas emërimit të saj, që u njoftua në nëntor të vitit të kaluar: “Carolyn Levitt ka bërë një punë fenomenale si sekretare për shtyp në fushatën time dhe jam i kënaqur të njoftoj se do të kryejë funksionin e sekretarit për shtyp në Shtëpinë e Bardhë. Carolyn është e zgjuar, e fortë dhe ka treguar se është një komunikatore shumë efikase. Kam besim të plotë në të që do të shquhet në këtë rol dhe do të ndihmojë në transmetimin e mesazhit tonë tek populli amerikan.”
Levitt shprehu falënderime dhe emocion për pozicionin e ri, duke thënë në X: “Faleminderit stafit të vlefshëm në Shtëpinë e Bardhë që përgatiti gjithçka për mbërritjen tonë. Do të shihemi së shpejti!” Më vonë ajo shtoi: “Epoka e artë e Amerikës ka filluar.”
Ky pozicion nuk kërkon miratim nga Senati. Levitt ka punuar më parë në administratën e parë të Trump si ndihmës-sekretare për shtyp. Më pas, ajo u kanditua për Kongresin në New Hampshire në vitin 2022, ku fitoi në zgjedhjet parazgjedhore për qarkun e parë, por nuk arriti të fitonte në zgjedhjet e përgjithshme. Ajo ishte gjithashtu zëdhënëse e aleates së Trump, kongresistes Elise Stefanik, e cila u zgjodh ambasadore e SHBA-së në OKB.