Aksidentet në Maqedoni – kur politika vret për së dyti

Sapo ndodh një aksident i rëndë në Maqedoni, një gjë është e sigurt: askush nuk ka faj. Partitë politike vërsulen si hienat, jo për të kërkuar zgjidhje, por për të përdorur tragjedinë si armë kundër kundërshtarit.
Një autobus bie nga rruga? Fajin e ka qeveria e mëparshme që s’kontrolloi kompanitë e transportit. Një familje humb jetën në një rrugë të amortizuar? Opozita e ka fajin që kur ishte në pushtet nuk ndërtoi infrastrukturën. Një tjetër aksident tragjik? Politikanët dalin në konferenca shtypi, të revoltuar, duke drejtuar gishtin te “të tjerët”, ndërsa vetë nuk kanë bërë asgjë për të ndaluar katastrofën e radhës.
Në këtë vend, rrugët janë njëlloj si shëndetësia: të pasiguruara dhe vdekjeprurëse. Ambulancat vonohen, spitalet mbushen me të plagosur, familjet luten për jetën e të afërmve të tyre, ndërsa politikanët japin deklarata të ndjera në Facebook, duke mos bërë absolutisht asgjë për të ndryshuar realitetin.
Dhe kështu vazhdon historia. Një popull që numëron viktimat, ndërsa ata që duhet të mbajnë përgjegjësi, numërojnë votat për zgjedhjet e radhës.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights