Aksion i madh policorë arrestohen 29-të persona në Maqedoninë e Veriut në mesin e tyre edhe ish-drejtor

Vasko Kovachevski, ish-drejtor i ESМ dhe ish-anëtar i Bordit të Drejtorëve të kompanisë, bashkëpunëtor i ngushtë i ish-kryeministrit Zoran Zaev, është një nga emrat e njohur që është përfshirë në aksionin e sotëm të MPB-së, për zbardhjen e disa veprave të lidhura me krimin e organizuar në REK Bitola, në TEC Oslomej dhe në TEC Negotino, për të cilin është folur për një kohë të gjatë, transmeton KohaNews.

Me aksionin masiv të MPB-së janë përfshirë gjithsej 29 individë dhe 4 persona juridikë nga Velesi, Negotino, Bitola, Kicevo dhe Shkupi. Plusinfo mëson se kush janë të dyshuarit.

Përveç Kovachevskit, i dyshuari për veprën penale “Puna e papërgjegjshme në shërbim”, në listën e të dyshuarve është edhe Vasko Stefanov, i cili e ka pasuar Kovachevskin në pozitat e drejtorit të përgjithshëm të ESМ.

Në aksion është përfshirë edhe Peco Matevski nga Bitola, ish-drejtor i REK Bitola.

Stefanov dhe Matevski janë të dyshuar se kanë ndihmuar në keqpërdorimin e një procedure të thirrjes publike, si anëtarë të një grupi kriminal.

Direktori komercial i ESМ, Ardijan Muça, është i dyshuar për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës zyrtare”.

Bëhet fjalë për keqpërdorimin e një thirrjeje publike për furnizimin me aditiva për REK Bitola dhe TEC Oslomej, ku të dyshuarit, anëtarë të grupit kriminal, shkaktuan dëme dhe fituan përfitime të paligjshme pasurore në vlerë rreth 6.5 milionë euro.

Si organizator i grupit kriminal dyshohet Danco Stojanovski nga Velesi, i cili ka qenë drejtor komercial i ESМ para Muçës. Për të kërkuar prova, janë hapur dy kasa të Danco Stojanovskit.

Si organizatore dyshohet edhe Maja Jordanova nga Velesi, në rolin e mbajtëses së kontratës për aditivët. Emri i kësaj femre nga Velesi, e punësuar në A.D. Posta dhe pronare e një kompanie private pa asnjë punonjës, është përmendur për herë të parë në media lidhur me një kontratë milionëshe për aditivët nga Italia për ESМ shtetërore, të cilën e fitoi si ofertuese e vetme.

Danco Stojanovski dhe Maja Jordanova janë kushërinj.

Në aksion është përfshirë edhe Nebojsha Stojanoviq nga Negotino, gjithashtu si organizator. Ai është ish-drejtor i TEC Negotino. Emri i tij ka qarkulluar në media për një kontratë të madhe që ka lidhur një kompani e gruas së tij, Milicës, me REK Bitola, ku si nënshkrues nga pala tjetër është i dyshuari Peco Matevski nga Bitola.

Nebojsha Stojanoviq, vëllai i tij Ranko, babai i tij Mirko dhe gruaja e tij Milica janë të dyshuar gjithashtu për pastrim parash. Atje ku është provuar se ka pasur veprën penale “Pastrim parash”, do të kërkohet që mjetet të ngrihen./Kohanews

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights