Alaba mund të përfundojë karrierën e tij për shkak të lëndimit që ka
Mbrojtësi i Real Madridit, David Alaba konsiderohet si një nga futbollistët më të mirë të klubit mbretëror dhe në përgjithësi, por ka kohë që është jashtë fushës për shkak të lëndimit dhe rikthimi i tij vonohet vazhdimisht.
Alaba nuk ka luajtur që nga dhjetori i kaluar dhe duhej të kthehej gjatë këtij muaji, por situata u komplikua. Edhe pse prej kohësh është në pauzë, një surprizë e madhe është njoftimi i medias “Onda Sero”, e cila raporton se 32-vjeçari mund t’i japë fund karrierës.
“Ka frikë se Alaba nuk do të kthehet në futboll. “Pas çdo seance stërvitore ai ndjen dhimbje të forta sepse kërci i gjurit i është konsumuar dhe për këtë shkak të dy kockat po fërkohen”, raportojnë mediat.
Alaba bëri paraqitjen e tij të fundit për Real Madridin më 17 dhjetor kur skuadra e tij luajti kundër Villarrealit.