Ali Ahmeti: Gjithçka mund të harrohet, por hajduti nuk mund të harrohet

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti së fundmi nga Prespa ka dërguar mesazh deri tek institucionet për realizimin e vetingut për çdo parti politike dhe për çdo funksionar. Ahmeti thotë se deri tani, as LSDM e as VMRO-DPMNE nuk ka shprehur vullnet për veting.

“4 vjet ka, zverdhet dokumenti për veting të bëhet. Kam kërkuar në Prokurorinë Speciale. Kam kërkuar në Prokurorinë e Përgjithshme, të hapet hetim për partitë politike. Zyrtarisht e kam dërguar nga BDI. Pse a kujton që aq lehtë është të bëhet vetingu, jo nuk është aq lehtë, se edhe unë kam pas vështirësi brenda BDI-së, që nuk e kanë dashur. Por ama pikërisht është vetingu dhe hapja e hetimeve për prejardhjen e pasurisë të funksionarëve, që sot nuk janë ca në BDI, se e kanë parë që e kam përnime këtë punë. Gjithçka mund të harrohet, hajduti kurrë nuk harrohet”, deklaroi Ahmeti.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights