AlternAtivA: Kryetari, Zeqirija Ibrahimi, takon Ambasadorin e Turqisë, Shkëlqesinë e Tij, Z. Fatih Ulusoj
Sot, i shoqëruar nga deputetët Imërlije Saliu Fetai dhe Bekim Sali, pata kënaqësinë të zhvilloj një takim miqësor dhe konstruktiv me Ambasadorin e Republikës së Turqisë në Shkup, Shkëlqesinë e Tij, Z. Fatih Ulusoj, në selinë qendrore të Alternativës.
Takimi u fokusua në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, si dhe në mundësitë për zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik, kulturor dhe politik.
Theksova rëndësinë e lidhjeve të ngushta me Turqinë dhe shpreha përkushtimin e Alternativës për avancimin e mëtejshëm të këtyre marrëdhënieve, duke kontribuar në stabilitetin dhe zhvillimin e rajonit.
Ambasadori Ulusoj vlerësoi angazhimin e Alternativës për forcimin e marrëdhënieve ndërshtetërore dhe siguroi mbështetjen e Turqisë për iniciativat që promovojnë paqen dhe prosperitetin në rajon.
Ky takim shënon një hap të rëndësishëm në thellimin e marrëdhënieve miqësore dhe strategjike ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë, duke hapur rrugë të reja për bashkëpunim dhe zhvillim të përbashkët.