Alternativa Kumanovë: BDI është mësuar të shes mjegull dhe edhe në këtë moment të opozitës kur ka humbur funksionët e saj shtetërore
Alternativa Kumanovë: SPB Kumanovë Njësia për Krim Ekonomik në lëndën me numër 23.24.4.4-9563/1 të datës 30.09.2024 ka hapur një lëndë për punësime të paligjshme të realizuara në ‘Shtëpinë e shëndetit’ në Kumanovë që janë bërë punësime me kontratë në vepër, pa marr pëlqimin e Ministrisë së Financave.
Si rezultat i kësaj lënde ka dal në pah sjellja sherifeske e BDI-së të cilët duke mos respektuar asnjë normë juridike shtetërore, po edhe njerëzore, si dhe duke luajtur me ndjenjat e njerëzve kanë shkaktuar dëme të shumëfishta materiale, njerëzore dhe morale, e gjithë kjo për arsye elektorale.
Drejtuesit e BDI-së edhe pse kanë pasur Ministrinë e Financave dhe kanë mundur që shumë lehtë ta zgjidhin problemin e këtyre punësimeve, ata nuk e kanë zgjidhur këtë gjë qëllimisht, që t`i mbajnë peng me premtime në këmbim të votave, duke i zhagitur dhe duke i premtuar se ata do të qëndrojnë në pushtet përgjithmonë.
Nuk është hera e parë që BDI shet mjegull në opinion me tema të cilat asnjëherë vet nuk i ka përfunduar. Saherë kemi dëgjuar se gjuha shqipe është bërë gjuhë zyrtare, ndërsa në fakt është gjuhë e përkthyer. Saherë kemi dëgjuar brohoritje UCK-UCK për arsye elektorale në tubimet partiake të BDI-së, ndërsa kemi parë votimin e ligjeve për avancimin e të drejtave të branitellave dhe shpërblimeve të majme për Johan Tarcullovskin, të dënuarin për krime lufte nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës.
BDI është mësuar të shes mjegull dhe edhe në këtë moment të opozitës kur ka humbur funksionët e saj shtetërore, dëshiron që emrat e këtyre personave ti njollos dhe ti keqpërdorë për të arritur qëllimet e saja sherifeske.
Ne, i inkurajojmë hapur që secilin person të cilit iu është ndërprerë kontrata në vepër, të konkurroj prapë në këtë institucion dhe institucionet tjera shëndetësore dhe një gjë të jeni të sigurt, se do të trajtohen drejtë duke mos u diskriminuar, si dhe nuk do të keqpërdoren në asnjë mënyrë politikisht.