Alternativa: Zeqirija Ibrahimi takon ambasadorin e BE-së, Shkëlqesinë e Tij, z. Mihalis Rokas
Sot, së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm, Amir Elezi, në zyrat qendrore të Alternativës, kryetari Zeqirija Ibrahimi priti në takim ambasadorin e Bashkimit Evropian, Shkëlqesinë e Tij, z. Mihalis Rokas.
Gjatë takimit, kryetari Ibrahimi e informoi ambasadorin për proceset në kuadër të qeverisë, ku Alternativa është pjesë e koalicionit VLEN. Po ashtu, u diskutua për përpjekjet e qeverisë në avancimin e reformave dhe transparencës, me theks të veçantë te procesi i integrimit evropian, që është synimi strategjik i vendit. Në këtë drejtim, Alternativa ka një rol kyç përmes udhëheqjes së resorit për Eurointegrime.
Ambasadori Rokas rikonfirmoi mbështetjen e tij për rrugën integruese të vendit, duke premtuar përpjekje të vazhdueshme për të ndihmuar këtë proces të rëndësishëm.