Ambasada e SHBA: Ishim thellësisht të tronditur dhe të shqetësuar nga ngjarjet tragjike në Cetinje
Ambasada e SHBA-së në Podgoricë njoftoi se ishte thellësisht e tronditur dhe e shqetësuar nga ngjarjet tragjike në Cetinje, ku humbën jetën 12 persona dhe katër të tjerë u plagosën rëndë.
Ambasada e SHBA-së shprehu ngushëllime të sinqerta për familjet e viktimave dhe u dëshiroi shërim të plotë të plagosurve.
“Mendimet tona janë me qytetarët e Cetinjes dhe të gjithë Malin e Zi në këtë kohë të vështirë”, njoftoi ambasada amerikane në Facebook.