Ambasada Gjermane përgëzon Shqipërinë për pjesëmarrjen në ITB Berlin 2025

Ambasada e Gjermanisë në Shqipëri ka përgëzuar vendin tonë për nisjen e suksesshme të panairit të turizmit ITB Berlin 2025, ku Shqipëria mban Vendin e Nderit. Për tre ditë, vendi ynë do të prezantohet si partner kryesor në këtë panair prestigjioz.
Në një deklaratë, Ambasada gjermane shprehet e lumtur që ofron mbështetje për përgatitjen e stendës dhe materialeve promovuese të Shqipërisë. Ajo thekson se ky është një moment i rëndësishëm për vendin tonë në skenën ndërkombëtare të turizmit.
Panairi ITB Berlin është një mundësi e madhe për promovimin e pasurive natyrore dhe kulturore shqiptare, duke tërhequr investitorë dhe turistë të huaj. Shqipëria prezantohet me një stendë moderne prej 800 m², ku ofrohen përvoja interaktive dhe shfaqje të veçanta të traditës dhe gastronomisë vendase.