Ambasadorët austriakë takohen me SPAK për mbështetje të reformës në drejtësi

Ambasadorët austriakë të rajonit të Ballkanit Perëndimor zhvilluan një takim me përfaqësues të Strukturës së Posaçme për Luftën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në kuadër të konferencës vjetore që u mbajt në Tiranë. Austria po mbështet angazhimin e Shqipërisë në procesin e integrimit në Bashkimin Europian, duke i dhënë rëndësi zbatimit të reformës në drejtësi.

 

 

Pavarësia e SPAK-ut për hetimin dhe ndjekjen e rasteve të korrupsionit dhe krimit të organizuar u theksua si një element kyç për forcimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri. Ambasadorët austriakë e vunë në dukje se një luftë efektive kundër korrupsionit është e domosdoshme për avancimin e Shqipërisë në proceset e integrimit dhe stabilitetit rajonal.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights