Ambasadori Hargreaves: Bisedë me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës për formimin e qeverisë së re

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka zhvilluar një takim me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ku diskutuan për zhvillimet e fundit politike në vend.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hargreaves theksoi se biseduan mbi rezultatin e zgjedhjeve të përgjithshme dhe theksuan rëndësinë e formimit në kohë të qeverisë së re të Kosovës.
Ambasadori i Britanisë së Madhe shtoi se ata gjithashtu folën për mënyrat se si mund të përmirësohet përfaqësimi i komuniteteve joshumicë, përfshirë serbët e Kosovës, në jetën ekonomike dhe institucionet e vendit. Ai e vlerësoi këtë bisedë si një hap të rëndësishëm për të siguruar një përfaqësim të drejtë dhe të barabartë për të gjithë qytetarët e Kosovës.