Ambasadori i Bashkimit Evropian do të vizitojë sot Kumanovën
Kjo aktivitet është pjesë e një serie vizitash nëpër komuna, ku qytetarët dhe institucionet kanë mundësinë të njoftohen me përfitimet e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
– Përmes këtyre vizitave theksohet rëndësia e integrimit dhe kontributi i tij në zhvillimin e komuniteteve lokale, thonë nga delegacioni i BE-së.
Ambasadori Rokas gjatë vizitës do të takohet me kryetarin e Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski.
Kryetari i delegacionit të BE-së do të bisedojë gjithashtu me anëtarët e Këshillit të Komunës.
Në kuadër të aktiviteteve të tij, ambasadori do të zhvillojë diskutime edhe me përfaqësues të organizatave joqeveritare, si dhe me të rinjtë dhe qytetarët në “Shtëpinë e Zejtarëve”.