Ambasadorja e Greqisë në RMV e vizitoi Universitetin e Tetovës

Ambasadorja e Greqisë në RMV e vizitoi Universitetin e Tetovës

Rektori i UT-së Prof. Dr. Jusuf Zejneli gjatë ditës së sotme bashkë me Prorektorin për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Prof. Dr. Salajdin Salihi dhe udhëheqësen e Zyrës për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Doc. Dr. Hatibe Dehari – Zeqiri e pritën në takim Ambasadoren e Greqisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Shkëlqesinë e Saj Sophia Philippidou, të shoqëruar nga këshilltarja dhe njësohësisht zëvendësshefja e misionit, Christina Vasilatou.

Rektori fillimisht e falënderoi ambasadoren për vizitën e saj në Universitetin e Tetovës, e më pas në pika të shkurtra e njoftoi atë për historikun e Universitetit, sfidat me të cilat është përballur ky institucion si dhe zhvillimin e tanishëm dhe sukseset që ka shënuar përgjatë funksionimit ndër vite.

Ambasadorja e Greqisë në vendin tonë, Sophia Philippidou e falënderoi Rektorin  Prof. Dr. Jusuf  Zejneli dhe ekipin e tij për mikpritjen në Universitetin e Tetovës, bisedoi për mundësitë e vendosjes së raporteve të bashkëpunimit me institucione arsimore greke nga lëmi shkencor, si dhe veprimtaria kulturore e letrare.

Ata po ashtu diskutuan edhe për bashkëpunimin në sferën e këmbimit të stafit dhe studentëve, organizimin e konferencave si dhe punëtorive të ndryshme.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights