Analistit Arben Llalla i mohohet leja e qëndrimit, shpallet person i rrezikshëm në MV (Dokument)
Analistit dhe njohësit të rrethanave politike Arben Llalla i është mohuar leja e qëndrimit në bazë të martesës duke u shpallur kështu zyrtarisht person i rrezikshëm për shtetin informon Tetovasot.
Ai këtë e ka bërë të ditur sit përmes një postimi në rrjetet sociale duke dhënë detaje tjera përfshirë edhe shkresën që atij i ka ardhë në gjuhën maqedone dhe atë angleze dhe jo në atë shqipe.
Ky është postimi i plotë i z.Llalla:
Maqedonia e Veriut sapo më shpalli zyrtarisht Person i Rrezikshëm duke më mohuar lejen e qëndrimit në bazë të martesës. Pas këtij lajmi më shumë u gëzuan partitë politike shqiptare të cilëve u pengojë duke thënë e mbrojtur të vërtetën.
Më interesante është se gjuha shqipe nuk është gjuhë zyrtare, por është anglishtja, prandaj shko bëni çiçin ju që besoni se gjuha shqipe është gjuhë zyrtare në Maqedonin e Veriut.