AP: Kurti refuzon sërish të dëshmojë, e cilëson thirrjen politike

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka refuzuar për herë të dytë të dëshmojë në Zyrën e Prokurorit Special, ku ishte ftuar si dëshmitar në një rast të dyshuar korrupsioni me rezervat shtetërore. Kurti ka kërkuar që dëshminë ta japë në zyrën e tij, ndërsa ka cilësuar thirrjen e prokurorisë si të motivuar politikisht.

 

Agjencia e lajmeve Associated Press ka raportuar për këtë refuzim, duke theksuar se Kurti nuk është i akuzuar në këtë rast, por disa zyrtarë të tjerë po. Ai ka deklaruar se prokuroria po keqpërdor pushtetin për të luftuar qeverinë e tij dhe jo korrupsionin.

Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe kryeprokurori kanë hedhur poshtë pretendimet e Kurtit, duke i cilësuar deklaratat e tij si të dëmshme për institucionet demokratike. Ata kanë mbështetur thirrjen e prokurorisë dhe kanë theksuar se veprimet e saj janë tërësisht profesionale dhe ligjore.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights