Apple ofron një iPhone të ri të lirë: Sa do të kushtojë?

Thashethemet e reja nga Koreja e Jugut pretendojnë se iPhone SE i ri do të ketë një çmim fillestar prej 499 dollarësh, që është 300 dollarë më pak se çmimi i modelit standard iPhone 16.

Nëse informacionet dalin të sakta, modeli SE do të jetë një telefon shumë konkurrues dhe tërheqës për ata që kërkojnë një iPhone më të përballueshëm.

iPhone SE i mëparshëm, i cili u lançua në vitin 2022, kishte një çmim fillestar prej 429 dollarësh. Modeli i ri do të kushtonte 70 dollarë më shumë, por pritet të përfshijë një sërë përmirësimesh dhe funksionesh të reja.

Besojhet se iPhone SE i ri do të ketë çipsetin A18, 8GB RAM për të mbështetur funksionet e Apple Intelligence, një ekran OLED 6.06 inç, një kamerë kryesore prej 48MP dhe një sensor selfie prej 12MP.

Sa i përket dizajnit, pritet të ngjajë me iPhone 14, duke përfshirë një prerje për kamerën e përparme dhe sensorët Face ID.

Thashethemet tregojnë se iPhone SE 2025 do të huazojë çipsetin, sasinë e memorjes dhe kamerën kryesore nga modeli iPhone 16, dhe përdoruesit që do të tërhiqen nga ky model nuk do të shqetësohen shumë për kornizën e gjerë rreth ekranit dhe mungesën e kamerës ultra të gjerë.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights