Arrestimi i Ilir Metës, masë sigurie edhe për ish-bashkëshorten Monika Kryemadhi! Detajet
Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me arrestimin e kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Gazetari Igli Çelmeta raporton se masë sigurie “detyrim paraqitje” është dhënë edhe për ish bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi, por edhe për disa bashkëpunëtorë të Metës.
Arrestohet Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta. Lajmi konfirmohet nga burime pranë SPAK. Metës i janë vënë prangat nga agjentët e BKH-së pranë mbikalimit të Kamzës, teksa ka asistuar edhe policia.
lir Meta ka shërbyer si President i Shqipërisë nga 24 korriku 2017 deri më 24 korrik 202. Më parë ai shërbeu si Kryeministër nga 1999 në 2002. Ai ishte Kryetar i Parlamentit të Shqipërisë nga 2013 në 2017. Meta gjithashtu mbajti poste si Zëvendës Kryeministër, Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjisë.
Para kësaj, ai mbajti Kryesinë e Komisionit Parlamentar të Integrimit Evropian. Meta themeloi Lëvizjen Socialiste për Integrim (LSI) në 2004 sot Partia e Lirisë e cila drejtohet prej tij.