Arsim Sinani porosi Ali Ahmetit: fort e ke tepru, historia do të ndëshkoj Ty që bijtë më të mirë të kombit i degradove

Analisti politik dhe profesori universitar Arsim Sinani përmes një postimi në rrjetet sociale ka komentuar zhvillimet e fundit brenda taborit të ngushtë të kreut të BDI-së, Ali Ahmeti, pas futjes së bashkëpunëtorit të tij më të ngushtë, Artan Grubit në Listën e Zezë Amerikane.

Ja postimi i tij:

Artan Grubi është figura më tragjike sot e shqiptarëve, në Maqedoni Veriore. Pushteti i tij nuk kishte fund.

Them se çdo minut që qëndron në BDI, Artan Grubi ky bashkëpuntor i kauzave anti shqiptare, është krim dhe poshtërsim, për dhe mbi organizimin politik të shqiptarëve.

Ali Ahmeti urgjent jepi fund kësaj historie që e poshtërson luftën e UÇK-së.

Faleminderit Departamentit të shtetit amerikan që e demaskoi Artan Grubin.

Po ta rikujtoj Ali Ahmeti se jam përjashtuar nga Universiteti i Tetovës, dhe në vend timin është pranuar Artan Grubi, me instrukcionet tua. Ti e di fortë mirë se pse ndodhi kjo. Por populli të ndëshkoi, ndëshkimin ta dhanë edhe partnerët perëndimor.

Hiqe bashkëpunëtorin e Mijallkovit se fort e ke tepru, historia do të ndëshkoj Ty që bijtë më të mirë të kombit i degradove.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights