ARTAN GRUBI NUK KA PASAPORTË SHQIPTARE

Artan Grubi nuk ka shtetësi shqiptare, ka deklaruar për BIRN këshilltarja për media e presidentit shqiptar, Arta Sakja.

Në të njëjtën kohë, gazetarët e BIRN në Shqipëri nuk gjetën asnjë regjistrim në Fletoren Zyrtare të Shqipërisë që tregon se Grubi ka marrë shtetësinë.

Ditët e fundit janë shtuar spekulimet se ish-zëvendëskryeministri dhe një nga njerëzit më me ndikim në BDI, Grubi, po qëndron pranë Durrësit.

Para disa ditësh, pasi zëvendëskryeministri Izet Mexhiti në një intervistë për televizionin shqiptar “Ora News” deklaroi se Artan Grubi ka lënë Kosovën dhe ndodhet në Shqipëri, në media u përhap spekulimi se Grubi ka pasaportë shqiptare.

Grubi prej dhjetë ditësh nuk është i qasshëm për policinë, ndërsa shtetin e ka lënë një ditë para se policia të kryente kontroll në shtëpinë e tij.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights