ASH mbajti Kuvendin e Partisë, zgjodhi sekretarët dhe nënkryetarët dhe kryetarin e Kuvendit
5 days ago
156
Sot në një atmosferë miqësore e brilante u mbajt Kuvendi i Aleancës për Shqiptarët (ASH). Kuvendarët e ASH-së gjatë ditës së sotme kanë zgjodhën nënkryetarët, sekretarët dhe kryetarin e Kuvendit të ASH-së. ASH ka filluar fuqishëm të riorganizohet dhe po rikthehet edhe më e fortë me strukturimin e saj. “Kuvendi me vota shumicë zgjodhi për sekretar gjeneral të ASH-së të jetë Blerant Ramadani, kryetar i Kuvendit, Arben Fetai, sekretar Organizativ Gadaf Uzairi, sekretar për Marrëdhënie me Jashtë Omer Ajdini. Derisa Kuvendi ka zgjedhur edhe katër nënkryetarët e ASh-së edhe atë Buajre Abazi, Gëzim Kadriu, Nazim Taipi dhe Garip Kaba”, thonë nga ASH.