Atdhetari Peti Camaj thirje komunitetit shqiptar në Amerikë: Ejani të suportojmë zërin e fuqishëm të Diasporës dhe Malësisë, Tv Boin

Komuniteti shqiptarë në Amerikë ka marrë përsipër mbledhjen e fonteve për renovimin e studios së Televizionit TV Boin në Malësi, televizion i vetëm shqiptarë në Komunën e Tuzit i cili ka qen dhe vazhdon të jet zëri i diasporës dhe shqiptarëve në Malësi, duke i rezistuar çdo pengese nga shteti i Malit të Zi dhe duke ruajtur e proklamuar me fanatizëm vlerat e traditës, gjuhës dhe kulturës shqiptare në ata treva shqiptare të ngelura nën Malin e Zi.

Këtë iniciativë e ka bërë të ditur në rrjete sociale arkëtari i këtij organizimi Peti Camaj, një shqiptarë nga Malësia që jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuar të Amerikës.

Peti Camaj në rrjete sociale ju ka bërë thirje gjith komunitetit shqiptarë që me datë 15.12 me fillim në ora 7 pm të bashkangjiten në darkën e organizuar në Kishën e Shën Palit në Michigan, për të dhënë kontributin e tyre sado të vogël por jetik për rruatjen e kësaj vlere kombëtare.

” Komunitet i dashur dhe shum human, ejani të gjith së bashku të suportojmë TV Boin, zërin e fuqishëm të Malësisë dhe Diasporës, dritaren që shëndriti si drit dielli në çdo koh për ne. Ejani dhe ju bëhuni pjesë me ne, bashkë jemi më të fuqishëm” – ka shkruar Camaj.

Më tej Camaj ka theksuar rëndësinë e kësaj studio si për Diasporë ashtu dhe për Malësi.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights