Austria heq veton dhe hap rrugën drejt Shengenit për Bullgarinë dhe Rumaninë
Lajmin e ka publikuar edicioni austriak “Kurir”. Sipas tyre, me sa duket “gjërat në Bruksel dhe Vjenë janë finalizuar: Austria heq dorë nga e drejta e vetos dhe hap rrugën për të dy vendet.
Për disa, refuzimi për të zgjeruar zonën Shengen ishte një masë e nevojshme për të mbrojtur Austrinë, për të tjerët – një manovër politike për të fituar pikë përpara zgjedhjeve kombëtare.
Në çdo rast, bllokimi i Shengenit i Rumanisë dhe Bullgarisë nuk i solli Austrisë asnjë mik ndërkombëtarisht. Edhe anëtarët e lartë të kristiandemokratëve evropianë, pra miq partiakë të Partisë Popullore Austriake (ÖVP), shprehën hapur pakënaqësinë e tyre për qëndrimin e Austrisë për këtë çështje, shkruan “Kurir”.
Në kuadër të takimit që do të mbahet në Budapest më 22 nëntor, në të cilin është ftuar Hungaria si presidente e BE-së, ministri austriak i Punëve të Brendshme, Gerhard Karner, do të takohet me kolegët e tij nga Sofja dhe Bukureshti. Në kuadër të këtij takimi do të miratohet një paketë masash që do të duhet të përmbushin të dyja vendet për t’u anëtarësuar përfundimisht në Shengen. Kjo pritet të ndodhë në pranverën e vitit 2025. Të paktën kështu mendojnë përfaqësues të lartë të qeverisë rumune.