Autoritetet e Kosovës anuluan vizat për qytetarët e BeH: Dodik bllokon masën reciproke
Autoritetet në Prishtinë vendosën që në mënyrë të njëanshme t’i anulojnë vizat për qytetarët e BeH. Për shkak të kundërshtimit të Milorad Dodik dhe Republika Srpska, nuk do të jetë ende e kundërta. Analistët besojnë se kjo e dëmton ekonominë e Bosnjë-Hercegovinës.
“Bosnja dhe Hercegovina nuk e njohu Kosovën e vetëshpallur dhe nuk mund të njohë as dokumentet e lëshuara nga qeveria e Albin Kurtit”, thotë presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik, shkruan Deutsche Welle.
Ky është reagimi i tij ndaj njoftimit të kryeministrit Kurti se Kosova do të heqë vizat për qytetarët e Bosnjë-Hercegovinës nga 1 janari i vitit të ardhshëm. Në subjektin e dytë, Federatën e Bosnjë-Hercegovinës, nuk ka kundërshtim për heqjen e vizave.