Avokat Ngjela: Masa “arrest me burg” e tepërt, Veliaj personalitet me sjellje shumë të mirë

Avokati Spartak Ngjela në një intervistë për emisionin Breaking në Top News, e ka cilësuar masën “arrest me burg” për kryebashkikun Erion Veliaj si të pavend nga prokurori Olsi Dado. Ngjela tha se Veliaj është numri 2 i shtetit dhe një nga personalitetet e rëndësishme në Shqipëri.
“Mund të kishte një mase tjetër sigurie sepse ai është personalitet. Të jemi realistë, ai është figura e dytë në Shqipëri. Deri te personaliteti i tij mund të ishte i lirë. Domethënë, i akuzuar, por në gjendje të lirë. Zakonisht, ata nxitohen ndaj personaliteteve të tilla.
Masa e sigurimit, mund të ishte më e butë. Veliaj është njeri normal, me sjellje shumë të mira, me shoqëri. Kam përshtypjen se edhe media këtë përshtypje ka.
Drejtësia, nuk ma ha mendja të sjellë padrejtësi. Nuk besoj që të sjellë padrejtësi për figurën e dytë të shtetit”, tha Ngjela.