Barça ka arritur fundin! I detyruar 1,3 miliardë euro, tani në ankand po shet suvenire nga legjendat e tij
![](https://i0.wp.com/kohanews.com/wp-content/uploads/2025/02/s-l1200.jpg?resize=780%2C470&ssl=1)
Barcelona po përballet me borxhe prej 1,3 miliardë eurosh, dhe për të mbledhur para, po shet suvenire nga legjendat e saj në ankand.
Në kuadër të rinovimit të stadiumit “Camp Nou”, por edhe për të mbledhur fonde, Barcelona vendosi të ndahet nga shumë suvenire me vlerë.
Drejtuesit e klubit shkuan aq larg saqë e vendosën në ankand edhe më të vlefshmit nga objektet nga dhoma e zhveshjes së ekipit: dollapi dhe banka e Lionel Messit!
Për dollapin e Messit – 287.000 euro
Kapiteni i Argjentinës ka shënuar një epokë në klubin katalanas, me të cilin ka fituar ndër të tjera 10 tituj dhe katër Lidhje të Kampionëve. Natyrisht, interesi për dollapin dhe bankën është i jashtëzakonshëm. Sidomos sepse në dollap është shtypur imazhi i tij, si dhe shtypjet e këpucëve që ai ka përdorur.
Në këtë moment, oferta më e lartë e regjistruar është rreth 287.000 euro. Megjithatë, fituesi i ofertës do të duhet të paguajë një komision shtesë prej 22%. Kjo do të thotë që çmimi total do të kalojë 350.000 euro – dhe është e mundur që çmimi të rritet akoma më shumë! Ankandi do të mbyllet më 13 shkurt!
Barcelona vendos në ankand 28 objekte
Objektet e Messit janë vetëm një pjesë e koleksionit që Barcelona ka vendosur ta vërë në ankand. Ato përfshijnë deri në 28 objekte nga i vjetri “Camp Nou”. Ndër to janë dollapët e legjendave të tjera të klubit, si Diego Maradona, Pep Guardiola, Ronaldinho, Neymar, Luis Suárez dhe Gerard Piqué.
Do të shiten edhe pjesë nga fusha. Një copë bar artificial nga hapësira për stolin teknik, flamuj nga këndet e fushës përdorur në ndeshje historike, madje edhe pika e bardhë për penallti!
Kjo fushatë është pjesë e projektit “Memorabilia” që Barcelona po promovon nën sloganin “Një copë histori të klubit në dhomën tuaj të ndenjes”.